E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, murgesha përdhunohet për 1 javë nga një grup djemsh

INDI – India është tronditur sërish nga përdhunimi i dhunshëm i femrave. Kësaj herë viktimë e një grupi meshkujsh ka rënë një murgeshë 28-vjeçare, e cila është përdhunuar për një javë me radhë në një fshat në Orissa.

Sipas mediave vendase, në grupin e djemve përdhunues bënte pjesë edhe një i afërm i 28-vjeçares, i cili gjithashtu ka abuzuar me të.

Murgesha e re kishte rënë në kurthin e ngritur nga djemtë, të cilët i kishin kërkuar të shkonte në një shtëpi ku ndodhej një grua e sëmurë dhe të lutej për të. Atje ajo u përdhunua sistematikisht për një javë me radhë, derisa arriti të shpëtonte dhe bënte denoncimin në polici.

Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar autorët dhe janë vënë në kërkim të tyre.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›