BE ndeshkon Shqiperine Nuk ka respektuar asnje nga kriteret

Shqiperia nuk mund ta perfitoje kete vit statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Europian duke mos permbushur dot asnje prej kritereve te kerkuara nga ana e Komisionit Europian te kerkuara per kete qellim. Kjo behet e ditur nga vleresimi i KE-se i siguruar pese dite perpara se te dale zyrtarisht nga ana e Top Channel vleresim ne te cilin theksohet ne menyre te qarte se Shqiperia nuk mund permbush dot asnje nga tre kriteret e Kopenhages. Sipas TCH vleresimet me negative Shqiperia i merr per sa i perket kriterit politik qe kerkohej per kete hap. Efikasiteti dhe stabiliteti i institucioneve demokratike nuk eshte arritur mjaftueshem. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojne sic duhet. Si rezultat Parlamenti nuk ushtron mbikeqyrjen dhe kontrollin efektiv mbi qeverine dhe shqyrtimi i zhvillimeve legjislative eshte i dobet. Dialogu politik eshte konfrontues dhe jo konstruktiv jo vetem per shkak te ngercit politik qe prej zgjedhjeve te qershorit 2009 theksohet ne dokumentin konfidencial ku kriteri politik e penalizon rende vendin tone. Nga ana tjeter kritika ne raport shfaqen edhe per sa i perket administrates publike ku shqetesimet rriten ne lidhje me emerimet dhe shkarkimet politike ne administrate. Kuadri ligjor dhe sistemi i sherbimit civil jane ne perputhen pergjithesisht me praktikat europiane por zbatimi i duhur i kuadrit ligjor eshte shqetesues dhe sherbimi publik eshte shume i politizuar. Ka mungesa te transparences ne emerime dhe perkufizohet nga zevendesime te medha te stafit thekson raporti i KE-se. Nga ana tjeter palet politike ne vend nxiten te vazhdojne punen per reformen zgjedhore ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene me standarde me te larta se ato te kaluarat.
Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk jane perkthyer ende ne nje reforme te kenaqshme zgjedhore e nevojshme kjo per zgjedhjet e ardhshme theksohet per reformen. Po keshtu mangesi thekson edhe per sa u perket reformave ne vend ku sistemi gjyqesor konsiderohet me problematiku. Reformat mbeten te paplotesuara. Ka parregullsi thelbesore per sa i perket pavaresise transparences dhe pergjegjshmerise se sistemit gjyqesor dhe mungojne gjurmet e provave per nje lufte efikase ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar theksohet ne raport ndonese Shqiperia vleresohet se e ka perforcuar sundimin e ligjit gjate viteve te fundit. Ne lidhje me sistemin gjyqesor KE vijon te kerkoje nje strategji gjitheperfshirese dhe te koordinuar qe sipas raportit po mbahet peng nga miratimi i ligjeve kyce ne gjykatat administrative dhe ne organizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise. Shqetesim serioz mbetet funksionimi i pergjithshem efikasiteti dhe pavaresia e gjyqesorit. Ka mungese transparence ne emerimin promovimin transferimin dhe vleresimin e gjykatesve dhe ka dobesi te konsiderueshme ne sistemin e inspektimit te gjyqesorit. Rastet e mosrespektimit te vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga qeveria gjate viteve te fundit dhe politizimi i votes ndaj emerimeve te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte perbejne shqetesim pasi ato sfidojne parimet thelbesore si pavaresia e gjyqesorit dhe respektimi i shtetit ligjor nenvijezon raporti per sistemin e drejtesise. Po keshtu per sa i perket luftes kunder korrupsionit me gjithe perpjekjet e vendit keto vitet e fundit komisioni vlereson se ky fenomen eshte mbizoterues ne shume fusha dhe se ai perben serish nje problem vecanerisht serioz. Sipas raportit fushat qe perbejne shqetesim te vecante jane ato te korrupsionit ne gjyqesor dhe ne lidhje me sistemin e kthimit dhe kompensimit te pronave si dhe ryshfetet e perhapura gjeresisht ne sektorin e shendetesise.