PE Cancian Jepini fund krizes. Armiku me i madh eshte papunesia
UPDATE- Ne diten e dyte te mbledhjes se Komiteti te Perbashket te Asocim-Stabilizimit delegacioni i PE-se perseriti apelin drejtuar Shqiperise per dhenien fund te krizes se tejzgjatur politike. Sipas PE-se vemendja duhet te perqendrohet ne ceshtje shume primare si ekonomia dhe papunesia.
Eurodeputeti italian Antonio Cancian duke folur per situaten politike kerkoi qe te gjendet nje zgjidhje urgjente.
Sipas tij ne vend ka ceshtje te tjera qe lene shume per te deshiruar si eshte ekonomia ku papunesia eshte armiku me i madh ne masen 13. Sipas tij Rezoluta e KE per krizen politike ne Shqiperi eshte nje pike e forte dhe se do te ishte zhgenjyese nese nuk do ti dilej mbane edhe kesaj radhe.