BE nuk e heq Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë

Bashkimi Evropian, në faqen zyrtare të internetit, ka hequr Kosovën nga harta e Serbisë, por jo edhe nga harta e Evropës.
Tek ueb-faqja www.europe.eu, në hartën e Evropës, në kategorinë e shteteve ku me ngjyra dallohen shtetet anëtare të BE-së,Kosova figuron si pjesë e Serbisë në kategorizimin “shtetet e tjera evropiane”.
Harta e Serbisë, pas klikimit, nuk e përfshinë më Kosovën. Ndërsa, tek të dhënat që flasin për Serbinë, figuron se ky shtet ka 77 474 kilometra në katrorë, e jo 88.361 siç pretendon të ketë Beogradi zyrtar.