E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarsimi në BE, Shkupi kërkon nisjen e negociatave

Maqedonia kërkon fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki kërkoi mbështetje e vendeve të tyre “për miratimin sa më të shpejtë të vendimit të merituar për fillimin e bisedimeve nga Këshilli i BE-së ”, thuhet në një njoftim për shtyp.
 

Poposki gjithashtu tha se është me rëndësi "të respektohet parimi i vlerësimit të meritave për vendet aspirante, të cilët kanë arritur progres në plotësimin e kritereve të Kopenhagenit që do t`u mundësojë të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE".
 

Ndërkohë, shef i ri i i zyrës së Komisionit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale, siguroi presidentin Gjorge Ivanov se Brukseli mbetet i përkushtuar për integrimin e Maqedonisë në BE, por vendi duhet të bëjë hapa në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›