Rusi, Putin rikthehet në presidencë

Me më shumë se 99% të votave të numëruara, ai ka siguruar pothuajse 64% të tyre, thonë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Putin deklaroi para mbështetësve që ka fituar një betejë të hapur dhe të ndershme.
Por, instituti mbikëqyrës “Golos” thotë se zgjedhjet nuk mund të konsiderohen të ndershme dhe të lira. “Zgjedhje të tilla nuk mund të quhen të lira dhe të ndershme sipas standarteve ruse dhe ndërkombëtare”, tha sot një zëdhënës i “Golos”-it.
Ky grup thotë se Putin ka marrë vetëm pak më shumë se 50% të votave, tepër më pak se tregojnë të dhënat zyrtare.
Grupet opozitare ndërkohë kanë bërë thirrje për protestë të fuqishme, e cila pritet të organizohet më vonë në Moskë.
Putin ka qenë President i Rusisë nga viti 2000 deri në vitin 2008, kur u bë kryeministër pasi legjislacioni rus nuk i lejon një personi që të qëndrojë më shumë se dy mandate rresht në krye të shtetit./Start/F. Prroni/
2012-03-05 09:35