E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE nuk lejon bllokada të rrugëve

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë të jetë i shqetësuar për situatën aktuale në veri të Kosovës por ka ripërsëritur qëndrimin e BE-së se nuk guxon të penohet e drejta për liri të lëvizjes.

“Jam i shqetësuar për shkak të situatës aktuale në veri. Për sa i përket lirisë së lëvizjes, BE dhe Bashkësia Ndërkombëtare gjithherë kanë qenë të qarta që ajo është e drejtë që nuk guxon të pengohet. Kjo nuk është asgjë e re”, ka thënë Zhbogar, për mediet serbe, duke shprehur keqardhje për incidentet në të cilat pati edhe të plagosur.

Më 1 qershor në përpjekjet e KFOR-it për të hequr barrikadën në fshatin Rudar në komunën e Zveçanit, nga të shtënat me armë zjarri të grupeve kriminale serbe, janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it dhe katër serbë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›