BE nuk mbeshtet Italine per refugjatet

Me kerkesen e saj per nje ndarje te refugjateve ne BE Italia eshte e izoluar. Kjo u be e qarte ne takimin e ministrave te Brendshem te BE. Ministri i Brendshem Friedrich tha se Italia nuk eshte e mbingarkuar per shkak te rreth 23.000 refugjateve
Duhet pare se ka shume shtete shtete anetare ne Evrope qe kane shifra krejt te tjera persa i perket numrit te azilanteve. Mjafton te kujtosh Belgjiken e vogel e cila ka shifra gjigante edhe ne bashkimin familjar. Keshtu qe kudo ne Evrope ne e shohim veten te perballur me barra te ndryshme. Keshtu Italia nuk mund te thote se eshte vendi i vetem i mbingarkuar.
Por ja qe keshtu e sheh qeveria italiane. Dhe ministri i Brendshem i Italise Roberto Maroni pati thene ne fillim te takimit se tani do te dale ne pah nese ekziston nje Evrope e bashkuar apo nese Evropa eshte vetem nje shprehje gjeografike. Me shume solidaritet permes nje shperndarjeje automatike kete ministri Federal i Brendshem Friedrich e refuzon
Ne thelb eshte pikerisht kjo ajo qe duam te pengojme pikerisht nje ndarje e automatizuar. Sapo lejon te nderhyjne mekanizma automatike ti natyrisht dergon nje sinjal edhe jashte se ne njefare menyre vetem duhet arritur ne Evrope pastaj ka nje mekanizem qe funksionon dhe kujdeset qe askund te mos krijohet presion i pabarabarte.
Presionin ndaj partnereve te BE Italia tani e shton permes dhenies se lejeve te qendrimit qe ky vend deshiron tu jape tani refugjateve. Keto dokumenta u lejojne tani refugjateve nje qendrim te kufizuar ne zonen Shengen. Ky nuk eshte me teper se nje mjet presioni thote nje diplomat. Ne France keto deklarata kane bere qe te vijne qe tani kunderreagime. Autoritetet urdheruan te ndermerren me shume kontrolle. Edhe Gjermania do te jete me e vemendshme
Per momentin nuk ka ndonje udhezim per te kryer ne menyre sistematike kontrolle kufiri. Ne nuk duam ta relativizojme ne ndonje menyre Shengenin.
Ne menyre kritike per sjelljen italiane u shpreh edhe ministrja e Brendshme e Austrise Fekter. Ajo tha se dhenia e lejeve te qendrimit eshte nje akt jo solidar.
Ministrat e Brendshem te BE rane dakord qe ta permiresojne mbrojtjen e kufirit. Per kete do te zhvillohen negociata me Tunizine. Synimi eshte qe anijet e BE te lejohet te hyjne ne ujerat tuniziane per ti penguar refugjatet qe ne nisje.
Autor Christoff Prssl/Auron Dodi
Redaktoi Eliana Xhani