E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthim direkt ne Tunizi- Berluskoni merret vete me ceshtjen e refugjateve

Ata vijne direkt nga Misrata e Libise ku jane duke u zhvilluar luftime. 535 refugjate ne bordin e nje anijeje. Nje gje e tille nuk ndodh shpesh as ne Lampdeza. Gra femije te rinj dhe te moshuar qe kane ikur nga lufta ne Libi ose nga mjerimi ne Ethiopi Somali apo Eritrea.

Ata kane ardhur diten e premte 8.4. dhe me siguri nuk do te qendrojne gjate ne Lampeduza. Qeveria italiane e ka marre seriozisht me synimin e saj qe ti largoje refugjatet sa me shpejte te jete e mundur nga ishulli dhe ti dergoje ne qendra te tjera te pranimit te refugjateve ne gjithe Italine. Por edhe ketu do te mbeten refugjate sepse Lampeduza nuk jeton dot pa refugjatet. Banoret duket se jane mesuar me kete sic thote dhe kjo grua Ne jetojme tani me mire jemi serish te relaksuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mberritje e anijes me refugjate

Kurse ky burre shpjegon Ne nuk kemi thene se nuk duam te kemi ketu refugjate. Se ata nuk duhet te vijne. Ata vijne here 50 here 100. Ketu kontrollohen identifikohen. Pastaj ndahen ne qendra te tjera. Kurse nje grua tjeter shton Shpresojme qe situata te mbetet keshtu. Por gjithnje do te vijne.

Berluskoni solidarizohet me Lampeduzen

Per kete u bind edhe kryeministri Silvio Berluskoni i cili erdhi diten e shtune 9.4. Kur ai u ul ne Lampeduza sapo kishte ardhur nje anije nga Libia me 244 vete ne bord. Berslukoni pa live si nje anije tjeter u mor nga rojet e bregdetit per te ankoruar ne port. bdquoVetem sot kane ardhur 600 vete prej tyre 250 jane somaleze dhe eritriane kurse 350 tuniziane. Tunizianet do te qendrojne ketu ne qendren e pranimit dhe pastaj do te dergohen diten e hene me dy aeroplane per ne Tunizi.

Ne kete menyre Berluskoni shpreson qe ne Tunizi te shkaktohet nje efekt frenues. Debimi direkt nga Lampeduza duhet te binde tunizianet qe te mos marrin kete udhetim te rrezikshem neper Mesdhe. Pervec kesaj marina italiane do te behet aktive para bregdetit tunizian. bdquoNe kemi rene dakord me Tunizine qe te dergoje dy anije qe te kapin varkat me refugjate qe ndodhen jashte ujrave territoriale.

Bildunterschrift Silvio Berlusconi ne Lampeduza

Kryeministri italian u pershendet nga qytetaret e Lampeduzes me duartrokitje dhe thirrje Silvio- Silvio. Ka mundesi qe kete te kete pasur ai si qellim me viziten e dyte brenda disa ditesh. bdquoNe e mbajtem fjalen thote Berlusconi. bdquoCdo gje eshte nen kontroll.

Dhjete dite me pare ne ishull ndodheshin nje mije refugjate nga Tunizia. Keta jane shperndare nderkohe ne qendrat e pranimit ne gjithe Italine dhe jane pajisur me leje te perkohshme qendrimi me te cilat mund te udhetojne ne vende te tjera te hapesires Shengen. Nje mase te cilin ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich e quajti shkelje te marreveshjes se Shengenit. bdquoPo ne kemi probleme me Gjermanine tha Berluskoni te shtunen ne Lampeduza bdquopor ne do e zgjidhim problemin premtoi kryeministri italian.

Autor Tilmann Kleinjung/ Aida Cama

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›