Ne nuk do ti shmangemi pergjegjesise - Ministrat e jashtem te BE-se konsultohen per misionin ushtarak ne Libi

Kombet e Bashkuara nuk kane paraqitur ende nje kerkese zyrtare. Por ministrat e jashtem te BE-se konsultohen kete te marte 12.4. ne Luksemburg rreth nje misioni te mundshem ushtarak ne Libi. BE synon te te jape ndihme humanitare duke angazhuar trupa ushtarake te tij per te mbeshtetur per shembull evakuimin e refugjateve ne zonat e perfshira nga luftimet. Edhe qeveria gjermane eshte shprehur per nje angazhim te mundshem te ushtrise gjermane megjithese refuzoi pjesemarrjen ne mbiqkyrjen e zones se ndalimfluturimit mbi Libi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrat e jashtem te BE-se konsultohen per misionin ushtarak ne Libi
Ministri i Jashtem gjerman Westerwelle deklaroi Ne nuk do te marrim pjese me ushtrine tone ne kete konflikt ne luften ne Libi por kur eshte fjala per te lehtesuar pasojat e kesaj lufte per njerezit atje pra per ndihmen mjekesore apo ndihmen per refugjatet ne nuk do ti shmangemi pergjegjesise.
Ministrat e Jashtem pritet te ashpersojnekete te marte edhe sanksionet ndaj regjimit te Gaddafit. Ata do te vendosin ngrirjen e llogarive bankare ne Evrope te 20 kompanive nga Libia. Pushtetaret libiane duket se kane depozituar shuma miliardeshe ne keto llogari te cilat e kane burimin ne bizneset me naften. Me bllokimin e parave BE dhe SHBA synojne te shtyjne besniket e Gaddafit te largohen nga pushtetmbajtesi libian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Westerwelle thote se Gjermania nuk do te marre pjese me ushtri ne konflikt
Kete te marte ne Luksemburg pritet edhe nje delegacion i opozites libiane. Sipas diplomateve evropiane do te jete i pranishem edhe ministri i Jashtem jozyrtar Mahmud XhibriI. Pritet qe ai te kerkoje ndihme ne luften e rebeleve kunder rregjimit te Gaddafit. Nga ana protokollare do te behet fjale per nje takim informal pasi Keshilli Kalimtar ne Libi nuk njihet si qeveri legjitime e Libise nga i gjithe Bashkimi Evropian.
Autor Leon Stebe/ ElianaXhani
Redaktoi Aida Cama