BE nuk mund t’i ofrojë ndihmë financiare Greqisë
Sipas kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeld, gjendja financiare e Greqisë është problem i brendshëm i saj, për zgjidhjen e të cilit duhet të sillen vendime nga brenda.
Media thekson se përfaqësuesit e delegacionit grek në Bruksel, të kryesuar nga kryeministri Jorgos Papandreu, deklaruan se nuk përjashtohet mundësia që Greqia të kërkojë ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian.
"Greqia duhet të ndërmarrë vetë hapat e duhur", theksoi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schoible.
Shqetësimet lidhur me financat shtetërore të Greqisë janë shtuar pasi qeveria e re e Jorgo Papandreut njoftoi se këtë vit deficiti buxhetor do të jetë shumë më i lartë nga ai që pritet dhe do të arrijë në rreth 12,7 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit.