Rama: Topi të luaj rolin që i takon si president
“E kërkova këtë takim me Presidentin e Republikës, për t’i shprehur shqetësimin e thellë të opozitës. Në emër të të gjithë popullit opozitar dhe të çdo qytetari e qytetareje që kërkon shtet të së drejtës; në kushtet kur shteti i së drejtës ka rënë në kushtet kur kanë rënë të gjitha garancitë dhe vendi gjendet në një krizë të thellë të demokracisë dhe të institucioneve që duhet të garantojnë të drejtën e secilit, duke garantuar barazinë përpara ligjit”, u shper Rama për gazetarët.
Më tej kreu socialist tha se i kërkova kreut të shtetit, garantimin e Kushtetutës. “Pa dyshim, që ilustrova shembuj dhe fakte konkrete gjithë sa po ndodh dhe kërkova nga garanti i Kushtetutës që të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese, duke luajtur rolin që i takon”, tha Rama pas takimit që zgjati përreth 30 minuta në selinë e presidencës.