BE, nuk shqyrton kërkesën e Shqipërisë

Edhe në mbledhjen e së martës Ministrant e Jashtëm të BE-së nuk e shqyrtuan kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, dhe arsyeja mbetet e njëjta, Gjermania e cila sapo ka dalë nga zgjedhjet parlamentare. Ministri i Jashtem i Suedisë, vend i cili ka presidencën e radhës në BE , Karl Bild, ka përsëritur së shkaku i mos-shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë është thjesht çështje teknike.
"E vetmja vonesë këtu ka qenë për faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende dhe sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës ne kemi procedura më të komplikuar - konsultimin e parlamentateve në disa vende, përfshirë edhe vendin tim (Suedia), megjithëse ne nuk kemi pasur zgjedhje kohët e fundit, por gjermanët kanë pasur zgjedhje" ka deklaruar shefi i diplomacisë suedeze gjatë një konference shtypi pas mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Shqipëria paraqiti në 28 prill të këtij viti kërkesën për statusin e vendit kandidat. Deri më tani ende kjo kërkesë nuk është marrë parasysh edhe pse qeveria shqiptare beson se shyrtimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat do të ndodhë brenda presidencës suedeze. Shkak për shtyrjen e shyrtimit të kërkesës shqiptare kanë qenë zgjedhjet e 28 qershorit dhe së fundmi edhe zgjedhjet parlamentare në Gjermani.