Meta dhe Rama takojnë duart gjatë konferencës fetare
Pas shumë muaj debatesh dhe replikash Ilir Meta dhe Edi Rama i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit, këtë herë meta si numri 2 i qeverisë shqiptare dhe Rama si kreu i partisë më të madhe të opozitës.
Takimi mes dy rivalëve politikë u realizua në konferencën për bashkëjetesën fetare në Mesdhe , por ky shtrëngim duarsh vetëm se konfirmoi situatën e acaruar ku maxhoranca dhe opozita ndodhen sot.
Edhe kreu i shtetit Bamir Topi kërkoi që përveç mirësjelljes në takime të rastit, klasa politike të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe dialogut.
Ilir Meta dhe Edi Rama nuk janë takuar së bashku publikisht që prej mitingut opozitar për vdekjen e Kosta Trebickës emri i të cilit u lidh shpesh me tragjedinë e Gërdecit. Tashmë që Ilir Meta është pjesë e koalicionit qeverisës kompromisi mes dy liderëve të forcave të majta politike duket pothuaj i pamundur.