E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pa buxhet

Bisedimet per buxhetin e BE-se vazhduan deri vone ne mesnate kur belgu Melchior Whatelet perfaqesues i Keshillit te Presidences filloi te fliste ne menyre filozofike Te mos jesh ne nje mendje kjo eshte e lehte veshtiresia qendron ne gjetjen e kompromisit.

Komisari i BE-se per buxhetin Janusz Lewandowski tha se Komisionit te BE-se i vjen shume keq per kete fiasko.

Nje muaj e gjysme perpara fillimit te vitit BE nuk ka ende nje buxhet te aprovuar nderkohe qe ne lidhje me shifrat jane te gjithe dakord. BE-ja mund te harxhoje vitin e ardhshem 1265 miliarde euro. Kjo perben nje ngritje prej 29 ne krahasim me nje vit me pare. Parlamenti i BE-se kishte kerkuar fillimisht me teper dhe Keshilli pra perfaqesia e qeverive te vendeve anetare i ishte pergjigjur deri ne kete mase. Mosmarreveshje pati ne lidhje me ndarjen e ardhshme te pushtetit ne radhet e BE-se. Ne lidhje me te drejten e fjales se parlamentit ne ceshtjet e buxhetit. Deputetet kerkuan qe e drejta e ushtrimit te fjales se parlamentit ne kete ceshtje duhet rregulluar me nje marreveshje. Kjo do te ishte ne fakt zbatimi praktik i asaj qe eshte shkruar ne traktatin e Lisbones.

Ne marreveshjen e Lisbones eshte shkruar se institucionet duhet te lidhen me teper me njeri-tjetrin dhe jo qe ta bllokojne njeri-tjetrin - tha Lewandowski. Sipas njoftimeve te tij shumica e shteteve anetare kishte qene e gatshme per marreveshjen. Vetem disa prej qeverive i kishte hedhur poshte ne menyre strikte kerkesat e parlamentit.

Ne kundershtime kishte hasur sidomos ideja qe BE-ja te mos jete e varur vetem prej kontributeve te vendeve anetare por qe ne nje perspektive afatgjate te kete te drejte te mbledhe edhe taksa per llogari te vet. Sipas njoftimeve te qarqeve diplomatike rezistenca me e madhe ndaj ketyre ideve kishte ardhur nga qeverite e Britanise se Madhe dhe te Holandes.

Mosmiratimi i buxhetit te BE-se do te kete pasoja ne lidhje me realizimin e disa programeve te rendesishme. Nje nder to eshte krijimi i Sherbimit Diplomatik Evropian. Me tej te prekura prej mosmiratimit te buxhetit do te jene edhe mbeshtetja per fermeret si dhe ndihmat rajonale.

Fillimi i vitit 2011 nuk do te jete i lehte per ata qe paguhen prej buxhetit te BE-se. Komisarit te buxhetit Lewandowski i duhet tani te pergatise nje projektbuxhet te ri dhe te shpresoje se bisedimet mes parlamentit dhe vendeve anetare do te shkojne me mire.

Autor Andreas Reuter / Pandeli Pani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›