Mos me prekni me dore - Ne SHBA shtohet rezistenca ndaj kontrolleve para fluturimit

Dialogu i pasagjerit John Tyner me kontrolloren e sigurise te cilen ai e regjistroi ne celular nderkohe eshte kthyer ne hit ne internet
Une nuk e kuptoj pse duhet ta lejoj te me ngacmoni seksualisht per te pasur mundesi qe te fluturoj me avion thote Tyner. Ky nuk eshte ngacmim seksual vjen pergjigja. Do te ishte i tille po te mos punonit per qeverine thote Tyner. Aty poshte mua mund te me prekin vetem gruaja ime dhe ndoshta mjeku im.
Amerikanet te revoltuar nga kontrollet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja per Mbrojtjen e Atdheut Janet Napolitano
John Tyneri shqiptoi ato fjale qe do tu pelqente ti thoshin te gjithe amerikanet te cilet i quajne kontrollet e reja te sigurise ne aeroportet e SHBA krejtesisht te teperta dhe prekjen si nderhyrje ne sferen private. Zemerimi ne te gjithe vendin eshte kaq i madh sa ministrja per Mbrojtjen e Atdheut Janet Napolitano u ndie e detyruar qe ti mbroje publikisht masat e reja te sigurise
Kete ne nuk e bejme se kemi qejf por sepse duam te mbajme jashte avioneve pudra te rrezikshme substanca xhelatinoze dhe lengje tha ajo dhe u perpoq qe ti qetesonte kritiket ne jemi te hapur dhe do te ndermarrim po qe e nevojshme ndryshime. Shoqatave te pasagjereve kjo nuk u mjafton ata bejne thirrje per protesta
Ne 24 nentor nje dite para Thanksgiving dhe njeres nga ditet me me shume udhetime ne vit ata duan ta demonstrojne pushtetin e tyre. Pasagjeret do ti refuzojne skanerat trupore dhe ne vend te kesaj do te kerkojne qe te preken ne nje dhome te vecuar ne prani te nje deshmitari. Ideja qe fshihet pas kesaj koha e nevojshme shtese qe do te duhet do ta bllokoje te gjithe sistemin dhe do ti detyroje autoritetet te bejne ndryshime.
Perbejne skanerat rrezik per shendetin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Krahas ceshtjes nese skanerat trupore depertojne ne nje menyre te palejueshme ne sferen private kritiket kane edhe nje shqetesim tjeter nje rrezikim te mundshem te shendetit. Disa sindikata pilotesh u kerkuan javen e kaluar anetareve te tyre qe tu shmangeshin skanerave sepse ata mund te transmetojne doza te rrezikshme rrezatimi. Nderkohe ne debat eshte perfshire edhe ish-piloti me i shquar i SHBA Sully Sullenberger burri qe arriti te ule ne janar 2009 pa e shkaterruar nje avion pasagjeresh ne lumin Hudson te Nju Jorkut
Ne pilotet u ekspozohemi rrezatimeve shume me teper se sa qytetaret normale dhe prandaj duhet ti shmangemi cdo doze tjeter sado e vogel qofte ajo i tha Sullenbergeri CNN-it.
Napolitano mbron masat e sigurise
Ministrja per mbrojtjen e Atdheut Napolitano e hedh poshte kete argument per pasagjeret dhe per pilotet
Bildunterschrift Forcohen masat e sigurise ne aeroporte. Ketu Newark ne SHBA
Rrezatimi prej skanerave trupore eshte kaq i vogel sa eshte thuajse i pamatshem thote Napolitano. Njeriu ndodhet i ekspozuar te nje skaner ndaj se njejtes sasi rrezatimi perballe se ciles ndodhet ne kohen kur fluturon 2 minuta me avion. Por ky mendim nuk mbeshtetet nga te gjithe shkencetaret. Keshtu pershembull ne maj shkencetare nga Kalifornia i shkruan Shtepise se Bardhe dhe e paralajmeruan qe skanerat trupore mund ta rrisin para se gjithash tek te moshuarit grate shtatzena dhe njerezit me sistem imuniteti te dobet rrezikun e kancerit dhe te problemeve te tjera shendetesore.
Autor Sabine Mller/Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica