E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE pergenjeshtron marreveshjen Greqi-trojke

Nuk ka ende asnjë marrëveshje mes qeverisë greke dhe trojkës ndërkombëtare, por kemi besim se një konsensus i tillë në nivel teknik do të arrihet shumë shpejt. Ky konfirmim është bërë nga zëdhënësi i komisionerit për çështjet ekonomike dhe financiare Olli Rehn. Gjithsesi nga Brukseli ka një optimizëm mbi arritjen e kësaj marrëveshjeje. Janë gjithnjë e më të pakta ato pika të cilat janë ende të hapura për të arritur në përfundimin e të gjithë reformave të paketës së re të kursimeve garanton zëdhënësi europian. Marrëveshja e cila duhet të përmbyllet në nivel teknik mes qeverisë greke dhe trojkës lidhet me masat e reformave të nevojshme jo vetëm për marrjen e  këstit të ri të ndihmës shpjegon Brukseli por përbën edhe kushtet e nevojshme që Athina duhet të përmbush për të çuar deri në fund të gjithë programin e asistencës financiare. deklaratat e zëdhënësit të Olli Rehn janë bërë pas telekonferencës së ministrave të Eurozonës. Takimi i së mërkurës i Eurogrupit nuk solli asnjë të ri mbi çështjen greke. Burime nga BE bëjnë me dije se mbi çështjen e dhënies së dy viteve shtesë Greqisë për përmbushjen e objektivave mbi deficitin, problemeve që lidhen me rifinancimin, si dhe masave të kërkuara nga Athina do të jetë e nevojshme një marrëveshje politike globale nga ana e Europgrupit. Kështu në takimin emergjent të së mërkurës ka patur thjesht një azhornim mbi gjendjen e deritanishme në Greqi, ndërsa vendimet përfundimtare do të jepen në takimin e radhës së Eurogrupit më 12 nëntor. Takimi i ministrave të financave të 17 vendeve anëtare të eurozonës i datës 8 nëntor  mbetet një mundësi që do të varet nga rrjedha e ngjarjeve gjatë ditëve në vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›