E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia godet me rende Eurozonen

Ende statistika negative mbi papunësinë në Eurozonë. Zyra europiane e statistikave bën me dije se në muajin shtator papunësia ka arritur një një tjetër rekord të ri historik në Eurozonë. Norma e papunësisë është rritur në 11,6% apo 0,1% më shumë se gushti dhe 1,1% më shumë se shtatori i vitit të kaluar. Numri total i të papunëve është shtuar me 169 mijë njësi në bazë mujore duke arritur kuotën e 18 milionë 490 mijë persona. Sipas të dhënave të Eurostat vetëm në një viti në Bashkimin Monetar janë regjisturar 2 milionë e 174 mijë të papunë më shumë. Përsa i përket BE papunësia ka mbetur e pandryshuar në kuotën e 10,6%, apo mbi 25 milionë të papunë. Më shqetësuese shfaqet situata për kategorin ë etë rinjëve me një normë papunësie për vendet e euros në 23,3% dhe për BE bë 22,8%. Papunësia më e lartë ka prekur të rinjtë në Spanjë e Greqi ku një në katër persona është i papunë dhe më shumë se një i ri në dy gjithashtu nuk punon. Në Greqi përqindja e të papunëve në shtator ka shkuar në 25,1%, ndërsa në Spanjë në 25,8%. Situata vijon të përkeqësohet edhe në Itali ku janë regjistruar të dhënat më të larta të papunësisë që nga viti 2004. në muajin shtator papunësia ka arritur në 10,8% në 2 milionë e 774 mijë të papunë.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›