E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, pranon kërkesën e Shqipërisë për statusin

Pasditen e 16 nëntorit Shqiperia ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në Bruksel Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën të shqyrtojnë kërkesën e qeverisë shqiptare për statusin e vendit kandidat.
Këshilli i ministrave ia përcolli kërkesën e Shqipërisë Komisionit Evropian, i cili do të përgatisë opinionin për Shqipërinë, opinion që në rast se është pozitiv do ta çojë Shqipërinë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.
Procedurat parashikojnë që Komisioni Evropian t'i nisë së shpejti Shqipërisë pyetësorin i cili mund të jetë prej disa qindra faqesh. Vetëm pasi administrata shqiptare t'iu përgjigjet pyetjeve Komisioni Evropian do të përgatisë vlerësimin e tij dhe do të vendosë nëse Shqipëria është gati për të marrë statusin e vendit kandidat.
Kështy ky miratim i marrë nga ministrat e jashtëm të BE-së, është vetëm hapi i parë i një procesi të gjatë për anëtarësim në BE.
Kryeministri Sali Berisha aplikoi për statusin e vendit kandidat gjatë presidencës çeke në 28 prill, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit por edhe për shkak të zgjedhjeve në Gjermani pak javë më parë, shqyrtimi i kërkesës shqiptare u bë vetëm në mes të muajit nëntor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›