E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kërkojmë drejtësi për vrasjen e Fatmir Xhindit

Partia Socialiste është zhvendosur sot në Fier për protestën e radhës për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit . Me manifestimin e sotëm, duket se PS do të mbyllë turin e parë të manifestimeve që u mbajtën në Tiranë, Shkodër, Berat, Lushnje, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. Në fjalën e tij kreu i PS-së Edi Rama duke iu referuar vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi theksoi se edhe pas 6 muajsh ende nuk është vënë drejtësia.
"Dua që Berisha të dëgjojnë për një minut thirrjen e fortë të heshtjes suaj në nderimit të Fatmirit dhe në shprehje të së vërtetës së madhe se ne nuk harrojmë por në qoftë se drejtësia nuk bën drejtësi ne nuk falim" theksoi Rama.
Rama duke i bërë thirrje shqiptarëve të mblidhen në 20 nëntor në Tiranë për t'i treguar Berishës se është mbushur kupa e zullumit të tij.
"Sali Berisha u thotë shqiptarëve nga kutija e mbyllur e Parlamentit që Shqipëria po zhvillohet prandaj për këtë arsye të gjithë ata që humbasin punën dhe nuk kanë shpresë për të ardhmen të mblidhen për të pushuar nga puna Berishën" theksoi Rama
Gjithashtu kreu i opozitës Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha se nëse nuk do të hapë kutitë e votimit do të duhet të largohet nga detyra me zgjedhje shumë të shpejta të parakohshme. Rama gjithashtu ka theksuar se integrimin e Shqipërisë nuk e pengon bojkoti i opozitës por arsyet që e shtyjnë këtë bojkot.
Ndërkohë Rama ka ripërsëritur se PS-ja nuk do të hyjë në Parlament për të mbyllur sytë përballë të vërtetës dramatike të 28 qershorit dhe për të mbyllur mundësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›