E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vendimi i BE-së për statusin, apel për opozitën

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp ka theksuar se vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat është apeli më i fortë për opozitën për ta çuar përpara këtë process. Sipas tij ky vendim nuk do të merrej nëse zgjedhjet nuk do të përmbushnin standartet e OSBE-së.
Berisha duke i bërë thirrje opozitës që të punojnë së bashku në këto momente histrorike për kombin dhe të ndërmarrin reformat më të thella siç është intersi më jetik anëtarësimi i shqiptarëve në BE pavarësiht bindjeve të tyre politike.
"Unë jam i hapur për një spektër më të gjerë dhe për të bashkëpunuar me Ramën në reformat më të thella të vendit" theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha duke përshëndetur vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat ka theksuar se ky është vendimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sipas Berishës ky është një vendim historik për Shqipërisë dhe se është vlerësimi që i bëhet demokracisë në vend.
Gjithashtu Berisha u zotua se qeveria do të bëjë ç'është e mundur për të mbushur detyrimet dhe do të marrë çdo reformë që përmban vendimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së për shqyrtimin e kërkesës për statusin kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›