E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes PS te heqe dore nga sulmet dhe konfliktet politike

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot deklaratave të Partisë Socialiste për situatën e rënduar në kryeqytet. Përmes një deklarate për mediat ky institucion shpreh zhgënjimin e kthimit të gjuhës së konfliktit dhe sulmeve politike.

“Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj, gjatë gjithë këtyre ditëve ka ndjekur orë pas ore situatën, në kontakt me komunitetin dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur të tij si dhe kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj CEZ, për marrjen e përgjegjësive që i takon.
Shërbimi ndaj qytetarëve dhe trajtimi real i problemeve të tyre, duhet të jetë kauzë bashkimi dhe jo përçarje. Sulmet dhe shfaqjet politike nuk kontribuojnë aspak, në tejkalimin e problemeve dhe ofrimin e zgjidhjeve”-thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Gjithashtu Bashkia i bërë ftesë Partisë Socialiste dhe Kryetarit të saj, posaçërisht në pozitën e ish - kryetarit të Bashkisë, të japë kontributin e tij, larg sulmeve dhe shfaqjeve politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›