E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE pret marrëveshje për veriun

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka deklaruar se marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë priten të arrihen në vitin 2013.

Zhbogar për “Kosova Sot” ka thënë se në marrëveshjet e tilla përfshihet edhe marrëveshja për veriun të cilën gjithashtu BE e pret të arrihet në vitin e ardhshëm.

“Nëse ne gjejmë zgjidhje për këto çështje që i kemi ngritur të diskutohen, atëherë mendoj se do të gjejmë zgjidhje edhe për veriun. Do të thotë plani nuk është diçka që vihet mbi tavolinë, mirëpo është diçka të ndërtohet përgjatë këtyre diskutimeve”, ka thënë Zhbogar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›