E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talibanët i hakmerren qeverisë afgane

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Vardak të Afganistanit.

Përgjegjësinë për shpërthimin e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre, Zabihullah Mujahid, ka thënë se sulmi është kryer për t’iu hakmarrë Qeverisë afgane, e cila të mërkurën ka ekzekutuar katër talibanë të burgosur, transmeton rel.

Burimet zyrtare thonë se shpërthimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të një objekti, i cili shërben për trajnime të policisë dhe ushtarëve afganë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›