BE promovon videospot, Kosova e Serbia të barabarta

Në një video spot në kohëzgjatje 1 minutë, përmes emetimit nëpër kinematë në disa shtete perëndimore të BE-së, Drejtoria për zgjerim e Komisionit Evropian dëshiron të ndihmojë në heqjen e paragjykimeve që kanë për zgjerimin e BE-së dhe për popujt e Ballkanit qytetarët në disa vende të Evropës Perëndimore. Ky video iu prezantua të mërkurën në Bruksel gazetarëve ndërsa tash është në youtube dhe në rrjetet sociale, raporton Koha.net.
Qëllimi i kësaj nisme është që qytetarët të kuptojnë ngjashmëritë më shumë sesa dallimet në mes veti. Në çdo sekuencë, shfaqet nga një imazh i vendeve sikurse Suedia, Mali i Zi, Franca, Bosnjë Hercegovina, Italia, Britani e Madhe, Turqia, Maqedonia, Austria, Shqipëria dhe të tjera vende.
Në rastin e Kosovës tregohen pamje të një desku televiziv dhe një gazetare që përpiluesve të video klipit iu është dukur shumë ngjashme sikur në Spanjë. Klipi përfundon me përshëndetje në gjuhën shqipe të një fëmije para portës antike të Apolonisë.
Mesazhi i fushatës së zgjerimit të BE-së është për të sensibilizauar qytetarët, sikurse ata të vendeve të BE-së, ashtu edhe ata jashtë sajë.