Milani, i uritur për suksese

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva insiston se Rossonerët janë të uritur për suksese tjera.
Mbrojtësi brazilian i bëri këto komente para ndeshjes vendimtare për titull të kamponit në Itali ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet të shtunën në San Siro.
“Ne jemi të uritur për suksese. E kemi të njëjtën uri të cilën e kishim një vit më parë. Ne mendonim se mund ta fitonim lehtë një tjetër titull. Por, futbolli nuk është ashtu dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Ne kemi kualitete për të fituar sërish trofe”, tha Silva për ‘Il Corriere dello Sport’.