Fituesit e dalë nga zgjedhjet në universitete
22/02/2012 Mungesa e rivalitetit, pjesa dërrmuese e fituesve në garë me veten e tyre
Detajimet e plota edhe për drejtuesit e zgjedhur ne universitetet e rretheve
Rezultati i nxjerrë nga numërimi i votave për drejtuesit e rinj në universitete u ka siguruar pjesës dërrmuese të kandidatëve të drejtën për të vijuar mandatin në postin e dekanit, rektorit apo shefit të departamenteve. Dita e djeshme ka shënuar mbylljen zyrtare të procesit të numërimit, duke konfirmuar drejtuesit e rinj që do të udhëheqin strukturat në arsimin e lartë publik për katër vjetët e ardhshëm. Gara më e fortë është zhvilluar në Universitetin e Tiranës për postin e rektorit, ku në fund është rizgjedhur Dhori Kule, me 65 për qind të votave karshi rivales së tij Mimoza Hafizi. Fakulteti i Mjekësisë dhe ai Ekonomik kanë qenë surprizat e zgjedhjeve në universitete, pasi në këto struktura ka pasur garë konkurrimi me më shumë se dy kandidatë, ndryshe nga sa ka ndodhur në fakultetet e tjera, ku kandidatët ishin të vetëm në garë. Konkretisht në Fakultetin e Mjekësisë, ku kandidonin katër personalitete të fushës, fitues është shpallur profesor Bajram Hysa, ndërsa në Fakultetin Ekonomik, me një rezultat të ngushtë votash, është zgjedhur dekan profesor Sulo Hadëri, përballë të cilit ishte profesor Andri Koxhajt. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në të gjitha universitetet e tjera për strukturat drejtuese për dekan, shefa departamentesh apo rektor, ku janë rikonfirmuar drejtuesit e mëparshëm. Gjatë ditës së djeshme ka vijuar procesi i numërimit edhe për këshillat drejtues studentorë. Në tabelat bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar të gjithë drejtuesin e rinj në universitetet e kryeqytetit dhe ato të rretheve, të cilët gjatë këtij procesi kanë siguruar një mandat të dytë, si dhe ata që janë zgjedhur për herë të parë si drejtues. Në zgjedhjet për drejtuesit e rinj të fakulteteve publike morën pjesë mbi 150 mijë studentë, 5 mijë pedagogë dhe 3 mijë punonjës të administratës. Për përzgjedhjen e drejtuesve të shkollave të larta janë llogaritur në përqindje votat, ku votat e të gjithë stafit akademik përbejnë 75 për qind të procesit, 20 për qind e në zgjedhjen e këtyre drejtuesve e zë vota e dhënë nga studentët dhe 5-përqindëshi i mbetur u takon punonjësve të administratës së fakultetit. Më tej rregullorja përcakton se drejtuesit e fakulteteve apo dhe rektori kanë të drejtë të qëndrojnë në postin e zgjedhur deri në dy mandate. Lidhur me procesin e shpalljes së fituesve rregullorja saktëson se konsiderohen fitues në postin e autoriteteve drejtuese kandidati që renditet i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33 për qind e totalit të votave. Nëse nga llogaritja e rezultatit të votimit kishin dalë dy ose më shumë kandidatë me pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhej me short. Ndërsa në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtuese fituesit, sipas rregullores, janë zgjedhur kur rezultati në përqindje është mbi 50 për qind.
Zgjedhjet në universitete
Berisha garanton autonomi të plotë
Duke përshëndetur procesin zgjedhor të kryer në universitete publike të vendit, Kryeministri Berisha ka garantuar drejtuesit e zgjedhur se qeveria, në respekt të plotë të autonomisë së tyre, është e vendosur të bëjë gjithçka për reformimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor, në mënyrë që ta vendosë dijen në themel të zhvillimit të vendit. Pak kohë më parë Berisha pati deklaruar se që gjatë këtij viti akademik universitet do të përballen me ndryshime të shumta, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë, krahas shtimit të pranimeve. "Kryeministri Berisha përshëndet të gjithë ata që morën pjesë në garë, si dhe fituesit e dalë nga këto gara, që do të jenë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve të vendit. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për reformimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor, në mënyrë që ta vendosë dijen në themel të zhvillimit të vendit", - thuhej në njoftimin e publikuar dje në sajtin e Këshillit të Ministrave.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Mbyllja e procesit të numërimit të votave në Universitetin e Vlorës i ka siguruar një mandat të dytë në postin e rektorit për katër vjetët e ardhshëm Albert Qarrit. Ndërsa në krye të dekanateve janë konfirmuar fituesit e rinj. Në Fakultetin Ekonomik është shpallur fituese Evelina Bazini, pranë Shkencave humane fitues është shpallur Aleks Trusha, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Teknike është shpallur fitues Kristofor Lapi.
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Pavarësisht akuzave ndërmjet kandidatëve dy ditë më parë, në Universitetin e Durrësit në postin e rektorit është zgjedhur sërish Mitat Mema, i cili ka arritur të fitojë garën me një diferencë të ngushtë votash karshi rivalit të tij Bardhyl Çeku. Procesi i votimeve në këtë universitet u shoqërua me akuza për manipulime nga kandidatët kundrejt kandidatit që është shpallur fitues.
Universiteti i Korçës
Zgjedhjet në këtë universitet i kanë dhënë të drejtën për të vijuar një mandat të dytë në postin e rektorit Gjergji Meros. Si dekan në Fakultetin e Bujqësisë është rikonfirmuar Irena Kallço, ndërsa në Fakultetin Ekonomik është zgjedhur si dekan për herë të parë Fredi Cucllai, te Mësuesia Ali Jashari, te Fakulteti Shkencave të Natyrës është zgjedhur dekan Gjergji Pendavinji.
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Procesi i votimeve në këtë fakultet nuk është shoqëruar me ndonjë surprizë. Në postin e rektorit është zgjedhur për herë të dytë Artan Haxhi, i cili ka hyrë në garë i vetëm pa asnjë rival. Po nga procesi janë zgjedhur sërish dekanët e Fakultetit Ekonomik e Shkencave Shoqërore, të cilët gjithashtu nuk kanë pasur rivalë në garë. Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë e të Gjuhëve të Huaja zgjedhjet nuk janë zhvilluar.
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Edhe në këtë universitet numërimi i votave i ka dhënë rezultatin fitues për të vijuar një mandat të dytë në postin e rektorit Gëzim Salës. Ndërsa për postet e dekanëve kanë konkurruar disa kandidatë, ku është zgjedhur dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Roland Zisi, dekani i ri i Shkencave Natyrore është zgjedhur Lavdim Hasani. Kanë votuar mbi 3100 persona.
Universiteti i Elbasanit
Në Universitetin e Elbasanit është rizgjedhur në postin e rektorit Liman Varoshi, i cili konkurronte i vetëm në garën e zgjedhjeve. Pranë këtij universiteti janë shpallur edhe fituesit e tre dekanateve përkatëse, të cilët po ashtu konkurronin pa rivalë për marrjen e një mandati të dytë. Vetëm në fakultetin Ekonomik gara zhvillohej ndërmjet tre kandidatëve Ali Turhani, Altin Idrizi e Evis Caku.
Drejtuesit në Universitetin e Tiranës
Dhori Kule konfirmohet sërish në postin e rektorit
Shezai Rrokaj konfirmohet si dekan në Fakultetin Histori-Filologji
Sulo Hadëri merr për herë të parë postin e dekanit të Ekonomikut
Altin Shegani merr për herë të parë postin e dekanit të Drejtësisë
Bajram Hysa merr për herë të parë postin e dekanit te Mjekësia
Theodhori Karaj është zgjedhur dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale
Klodeta Dibra është konfirmuar sërish dekane e Gjuhëve të Huaja
Petrit Bare është konfirmuar sërish dekan në Fakultetin e Infermierisë
Mynyr Koni është zgjedhur dekan te Shkencat e Natyrës
Drejtuesit në Universitetin Politeknik të Tiranës
Jorgaq Kaçani konfirmohet sërish në postin e rektorit
Përparim Hoxha zgjidhet dekan i Fakultetit të Gejologji-Minierave
Rajmonda Buhaljoti zgjidhet dekane e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike
Andonaq Londo (Lamani) dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
Shpëtim Shehu zgjidhet dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike
Andrea Maliqari zgjidhet dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
Rozeta Miho zgjidhet dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit
Drejtuesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Fatos Harizaj konfirmohet sërish në postin e rektorit
Ardian Maçi zgjidhet dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit
Bahri Musabelliu zgjidhet dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Renata Kongoli zgjidhet dekane e Fakultetit të Bioteknologjisë
Dhimitër Rapti zgjidhet dekan në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare
Vath Tabaku zgjidhet dekan në Fakultetin e Shkencave Pyjore
Drejtuesit në Universitetin e Arteve
Petrit Malaj konfirmohet sërish në postin e rektorit
Sokol Shupo rizgjidhet dekan i Fakultetit të Muzikës
Kastriot Çaushi rizgjidhet dekan Fakultetit të Artit Skenik
artan Peqini zgjidhet dekan i Arteve të Bukura