E Enjte, 5 Nëntor 2026

BE propozon sanksione të reja ndaj Rusisë, Von der Leyen: Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë

Bashkimi Evropian propozon sanksione të reja ndaj eksporteve ruse të naftës për shkak të pushtimit të Ukrainës, raporton BBC.

Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian njoftoi paketën e gjashtë e sanksioneve e cila ndalon bizneset në Bashkimin Evropian të blejnë naftë nga Rusia. Ajo tha se nafta e papërpunuar do të hiqet gradualisht në gjashtë muaj dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022.

“Ne do të sigurohemi që të heqim gradualisht naftën ruse në mënyrë të rregullt. Pra, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe në të njëjtën kohë të jemi shumë të kujdesshëm që të minimizojmë ndikimin në tregun global. Kështu ne maksimizojmë presionin ndaj Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë minimizojmë dëmin kolateral ndaj nesh dhe partnerëve tanë në mbarë globin. Ne duhet të sigurojmë që ekonomia jonë të mbetet e fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne thjesht duhet ta bëjmë atë. E gjithë nafta ruse do të hiqet gradualisht, por në mënyrë të rregullt. Nafta e papërpunuar do të hiqet gradualisht në gjashtë muaj dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022, tha ajo.

Mes masave të tjera të propozuara që u paraqitën nga shefja e Komisionit EUropian janë edhe listimi i oficerëve të lartë ushtarakë dhe individëve të tjerë që akuzohen për krime lufte në Bucha dhe atyre që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit, të mos lejohen tre transmetuesit shtetërorë rusë të shpërndajnë produktet e tyre në hapësirën europiane, në çfarëdolloj forme të qofshin ato,  përjashtimi i Sberbank, banka më e madhe ruse, dhe dy bankave të tjera madhore nga sistemi i pagesave Swift.

Von der Leyen theksoi se Europa kishte një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës, ndërsa propozoi edhe një paketë ambicioze rimëkëmbjeje për atë vend.

Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian mbi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, Von der Leyen shpreh mbështetjen për Ukrainën në këto kohë lufte. “Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë” tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›