Ronaldo, mesazhi nga kamerat: Nuk kam mbaruar akoma

Pavarësisht zërave dhe spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, Cristiano Ronaldo donte t’u dërgonte një sinjal të fortë tifozëve të Manchester United pas fitores 3-0 ndaj Brentford, me CR7 si protagonist të aftë për të marrë dhe për të kthyer një penallti në gol. Në fund të ndeshjes, kampioni portugez iu drejtua një kamere duke thënë: “Nuk kam mbaruar ende.” Një mesazh që vjen pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe thashethemeve të shumta për sezonin e ardhshëm larg Manchesterit.
Mbi fjalët e Ronaldos, i cili arriti në 24 gola këtë sezon me atë të shënuar ndaj Brentford, Rangnick u shpreh gjithashtu: “Mënyra se si luajtëm ishte vendimtare. Ronaldo mori dhe shënoi penalltinë, bëri shumë. Dhe jam i bindur se mund të bëjë shumë. Por nëse ai do të qëndrojë apo jo është një pyetje që duhet t’i bëhet Erik Ten Hag dhe vetë Cristiano Ronaldos”.