E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake në veri të Ukrainës

Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në veri të Ukrainës, raporton BBC.

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes siguroi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët por se përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake.

Kur Rusia po godiste veriun e Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, disa javë më parë, zyrtarët ukrainas pretenduan se disa nga raketat dukej se vinin nga ana bjelloruse e kufirit.

Si pasojë Ukraina do të vëzhgojë nga afër Bjellorusinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›