BE qorton kryeministrin e Rumanisë
RUMANI- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë qortuar kryeminsitrin rumun Viktor Ponta me fjalë jashtëzakonisht të rënda, për shkak të lëvizjes së qeverisë së tij për ta rrëzuar presidentin dhe për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit.
Ponta u thirr në Bruksel pasi që parlamenti i kontrolluar nga majtistët e suspendoi presidentin e qendrës së djathtë Trajan Basheskun, zëvendësoi avokatin e popullit dhe e shfuqizoi Gjykatën Kushtetuese duke nxjerrë dekrete emergjence.
Zyra e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se gjatë takimit me Pontën, Barroso ka "shprehur shqetësimet serioze në lidhje me ngjarjet e fundit politike në Rumani; raporton REL.
Barroso i ka thënë Pontas që të "rivendosë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë që vendimet e saj të respektohen”.
Mesazhi i shkurtër është përsëritur edhe nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompej.
(e.m/BalkanWeb)