E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH paketë informuese për nxënësit: Mjekë në çdo shkollë

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë ka marrë një sërë masash për të ndërgjegjësuar nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe ata të gjimnazeve mbi traumat, aksidentet apo dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Përveç ndihmës nga mësuesit në çdo shkollë do të ketë edhe një mjek i cili do të punojë për ndërgjegjësimin dhe për tu ardhur në ndihmë nxënësve.

Kjo masë ka ardhur pasi 45% e popullsisë është në shkolla, ndërsa kjo paketë është ndërtuar në bashkëpunim me OBSH- në.

Në këtë paketë përfshihen 12 çështje ku mjekët do të jenë në shërbim të nxënësve për ti edukuar ata kundër pirjes së duhanit, alkoolit dhe drograve, por një vëmendje më e madhe do tu kushtohet sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›