E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, rreth 150 të vdekur nga bombardimet në Treimsa

BEJRUT- Më shumë se 150 persona, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) dhe më shumë se 200 sipas një shefi rebel sirian, u vranë dje si pasojë e sulmeve me tanke dhe helikopterë nga forcat qeveritare siriane të lokalitetit Treimsa, në qendër të Sirisë. 

"Trupat qeveritare kanë bombarduar Treimsan duke përdorur tanke dhe helikopterë'', deklaroi presidenti i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.
OSDH-ja theksoi se numri i të vdekurve ishte më i lartë se 150, rreth 200 të vrarë në vend ditën e djeshme. Sipas Abdel Rahmane, trupat e 30 banorëve janë identifikuar pas sulmit në Treimsa, në provincën Hama. Një shef rebel, Abou Mohamad, komandant i një grupi luftarak rebelësh , theksoi se sulmi kishte shkaktuar më shumë se 200 të vdekur.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›