BE "stop" zyrtarëve iranianë në territorin e saj
Sipas gazetës, që citon diplomatë evropianë, një opsion i tillë u përmend dje në Stokholm "nga diplomatë të rangut të lartë" të 27 vendeve anëtare, ndër masat e tjera të menduara. Një vendim mund të merret duke nisur nga java e ardhshme, sipas FTD.
Në të shkuarën, BE i ka ndaluar tashmë aksesin anëtarëve të ekzekutivit të vendeve të huaja të tilla si presidentit të Bjellorusisë, Alexandre Loukachenko.
Vendet e BE-së po shqyrtojnë aktualisht një propozim britanik për thirrjen e ambasadorëve të tyre nga Irani, nëse nuk lirohen të gjithë nëpunësit e ndaluar lokalë të ambasadës së Britanisë së Madhe në Teheran.
Sipas diplomatëve të cituar nga FTD, kjo ka pak gjasa të arrihet sepse "një numër i mirë" vendesh anëtare të BE-së e vlerësojnë këtë masë si tepër radikale për momentin.
Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel e kishte krahasuar shtypjen e Iranit me atë që kishte ndodhur dikur në RDGJ.