BE reduktohet rritja e buxhetit per 2012

Bashkimi Evropian është detyruar të pranojë një rritje prej 2 për qind të buxhetit të tij vitin e ardhshëm, shumë më pak se rritja që kërkohej të ishte rreth 5 për qind.
Qeveri të ndryshme të vendeve anëtare kanë argumentuar se kërkesat nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni ishin “jorealiste” në një kohë masash të rrepta anti-krizë.
Negociatorët e BE arritën në vlerësimin prej 2 për qind pas 15 orë bisedimesh, që përfunduan në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Qeveria britanike deklaroi se rezultati i mbledhjes përbën një marrëveshje “të shkëlqyer” për Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne kemi ndalur propozimet inflacioniste të Komisionit Kriza FinanciareCNN: Dimri i Bashkimit EuropianKriza e borxhit prek Spanjën e Francën Merkel-Cameron, debat mbi divergjencat dhe Parlamentit Evropian dhe kemi implementuar premtimin e qeverisë për të ngrirë buxhetin e BE-së në afate reale”, deklaroi ministri britanik i Financave, Mark Hoban.
Komisioni kishte kërkuar një rritje të buxhetit prej 4.9 për qind, ndërsa Parlamenti 5.2 për qind.
“Përmes këtij procesi ne kemi arritur në përfundimin se, me vendet anëtare që po marrin vendime të rrepta për shkurtimin e shpenzimeve të brendshme, ne nuk mund të plotësojmë këto kërkesa jorealiste”, shtoi ministri Hoban.
Ai tha se vëmendja tani do të përqendrohet tek negociatat për buxhetin afatgjatë të BE-së, për periudhën 2014-2020, me Britaninë që do të ketë një kufizim të rritjes të buxhetit të saj.
Megjithatë, ka shqetësime se, ndërsa buxheti i vitit 2012 është kufizuar, angazhimi i BE për shkurtimin e shpenzimeve nuk është realizuar ashtu sic ishte rënë dakord.
Rritja me 2 për qind për vitin 2012 do të rrisë buxhetin në 129 miliardë euro, por qeveritë e vendeve anëtare i kërkuan Parlamentit Evropian që shpenzimet e Unionit të arrinin në 147 miliardë euro.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Ndërsa FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare për rrezikun e rritjes së borxhit, projektet madhore në infrastrukturë do të vazhdojnë të financohen nga huatë madhore. Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Në muajin dhjetor, qeveria pritet të miratojë kushtet e kontratës dhe projektin e dhënies me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, ndërsa në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km. Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
6 muaj pas fillimit të punimeve në rrugen e re, që lidh Tiranën me Elbasanin, ndërtimi i tunelit të Krrabës ka avancuar pa të papritura.
Tkurret buxheti i “prioritetit”
Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë. Durrës, Dako: Vit i vështirë ekonomik
Ulja e transfertës së pakushtëzuar për bashkinë e Durrësit, si dhe dificiti financiar në disa zëra për shkak të mosfunksionimit të KRRT-së dhe rënies së të ardhurave nga të tretët, do të cojë në një mosrealizim të investimeve të planifikuara në buxhetin e këtij viti për këtë qytet.
Lajmet kryesore
Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Analistët serbë: Jo pavarësisë së Veriut
Banda e policëve të rremë