E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Skenderbeu mund Flamurtarin


Skënderbeu me 10 lojtarë mundi 2-1 Flamurtarin, ndërkohë që edhe gjyqtari Edin Hoxha u shndërrua në protagonist të ndeshjes pas një 11-metërshi shumë të dyshimtë në favor të korcarëve.

Edhe pse korcarët mbajtën më shumë topin gjatë pjesës së parë, ishin vlonjtatët ata që kishin rastet më të rrezikshme për të shënuar, por tranversa dhe portieri Shehi nuk lejuan që ata të kalonin në avantazh.

Në sekondat e fundit të kësaj pjesë, korcarët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga kapiteni Shkëmbi. Avantazhi 1-0 startoi festën e tifozëve në tribunë, ndërkohë që situata në fushë ishte krej ndryshe.

Debatit mes Daniel Xhafajt dhe zyrtarit të Flamurtarit, Pajtim Lushaj iu shtua edhe mbrojtësi Bici, i cili bëri gjeste ant-isportive ndaj Lushajt.

Pas këtij momenti Bici u ndëshkua me të kuq, duke e lënë skuadrën e tij në një moment shumë delikat me 10 lojtarë, ndërkohë që edhe Lushaj u detyrua të ndjekë pjesën tjetër të ndeshjes nga tribuna.

Epërsia numerike i dha më shumë zemër vlonjatëve, të cilët barazuan në fillimin e të dytës me Shtubinën. Por në momentin më të mirë të tij, Skërnderbeu kaloi sërish në avantazh, këtë herë me Allmucën.

Ky gol pati efekt negativ te vlonjatët, të cilët edhe pse me 1 lojtar më shumë nuk arritën të dominonin lojën dhe të barazonin rezultatin.

Ndërkohë, Rudi Vata mori fitoren e parë me Vllazninë, skuadër kjo që merr dhe 3 pikët e para në transfertë. Shkodranët fituan 4-1 në Fier ndaj Apolonisë, me golat e Karakaçit, Smajlit, Sukajt dhe Vajushit. Tre pikë këtë fundjavë mori edhe Bylisi pas fitores së ngushtë 1-0 me Pogradecin.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Serie A, Inter mposht Cagliari-n në “San Siro”
Inter ka mundur Cagliari-n 2-1 në ndeshjen që hapi javën e 12-të të Serie A. Bayern humbet supersfidën me Borussia-n
Bayern Munchen ka humbur në shtëpinë e tij supersfidën e kësaj jave të Bundesliga-s, atë me Borussia Dortmund. Maradona: Nuk i shoh ndeshjet e Argjentinës
Diego Armando Maradona, ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase të futbollit dhe trajneri aktual i Al-Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rrëfyer se nuk sheh ndeshjet e kombëtares bardhekaltër. Conte: Me Palermon, si një finale
“Kemi 22 ditë që nuk luajmë dhe ndeshja e së dielës me Palermon është e rrezikshme edhe për këtë arsye. Duhet ta luajmë si të ishte një finale.” Rubio: Jemi 6 ekipe në garë për titullin
Trajneri i Tiranës, Julian Rubio, ka zgjeruar hartën e pretendentëve për titullin kampion në këtë sezon të Kategorisë Superiore.

Lajmet kryesore

Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Analistët serbë: Jo pavarësisë së Veriut
Banda e policëve të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›