Turqia Duam antaresimin ne BE

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, deklaroi se vendi i tij vazhdon të dëshirojë antarësimin në Bashkimin Europian, pavarësisht krizës së Eurozonës.
Gyl, i cili do të mbërrijë të dielën në një vizitë 3-ditore në Britaninë e Madhe, deklaroi përpara nisjes se antarësimi i vendit të tij do të ishte mbi të gjitha i dobishëm për vetë Bashkimin Europian, për shkak të “qëndrueshmërisë dhe dinamizmit të ekonomisë turke”.
Londra zyrtare e ka mbështetur kandidaturën turke dhe ka qenë një prej nismëtareve të hapjes së bisedimeve në vitin 2005. Nëse do të antarësohet, Turqia do të jetë vendi i parë i Unionit me shumicë muslimane.
Megjithatë, përpara se një hap i tillë të ndërmerret, mbetet për t’u zgjidhur problemi shumë delikat i Qipros së veriut, ku autoritetet turke kanë instaluar një shtet të njohur vetëm prej tyre, pas një lufte të shkurtër në vitin 1974. Në kushtet aktuale, duket pothuaje e pamundur që Qiproja, një vend antar i BE-së, të japë aprovimin e tij për antarësimin.
Në bazë të ligjeve të BE-së, çdo vend antar duhet të ratifikojë antarësimin e një shteti të ri, në mënyrë që të ai të pranohet në bashkësinë e përbashkët.
Në takimet e presidentit Gyl me kryeministrin David Cameron, Siria pritet të jetë gjithashtu një prej temave kryesore të bisedimeve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Analistët serbë: Jo pavarësisë së Veriut
Banda e policëve të rremë