BE sanksione per shkelesit e rregullave
Europes i vjen serish verdalle frika e nje recesioni me dy shifra qe sipas shume analistesh eshte pas dere. Eumlshte nje shqetesim qe kryesisht e ka bazen te situata fiskale. Dje eshte mbledhur Task-Forca e Bashkimit Europian per qeverisje ekonomike. Takimin e fundit ajo e ka pasur ne muajin maj dhe kete takim e celi me vendosjen e 4 objektivave opera vetes nen rubriken per nje kohezion me te forte ekonomik te bashkimit nje fraze e cila qe nga fillimi krijoi konflikt interpretimi nga Londra Franca dhe Berlini. Pertej ndertimit te nje mekanizmi te ri kunderpergjigjes per krizen disa prej pjeseve te te cilit kane hyre tashme ne fuqi Task-Force erdhi edhe me propozime per perforcimin e qeverisjes ekonomike dhe dhenien e shume me teper kompetencave se ne fillim te BE-se per te qeverisur dhe madje edhe per te marre masa ndeshkuese .
Ndersa te gjitha vendet anetare te Bashkimit Europian e mbeshtesin idene e masave me te rrepta disiplinore per vendet te cilat thyejne rende rregullat financiare dhe kriteret e vendosura nga Brukseli ka mosmarreveshje te dukshme per llojin e sanksioneve qe duhen marre. Gjermania mbeshtet idene e nje nderprerjeje te se drejtes per vote ne keshill. Ky propozim nderkohe do te kerkonte nje ndryshim te traktatit edhe pse deri me tani Finlanda duket se eshte pro nje ideje te tille. Finlanda dhe Gjermania do te negociojne ne menyre shume te ashper me Presidentin e Komisionit Europian ne lidhje me vendosjen e sanksioneve te rrepta. Dhe kjo sipas disa analisteve duhet qe te behet per shkak se duhet nxjerre mesim nga problemet e se shkuares. Behet fjale kryesisht per rastin e Greqise dhe te disa vendeve te tjera te BE-se te cilat kaluan shume rregullat e vendosura per nje deficit buxhetor prej 3. Ky kalim i kesaj mase coi ne nje corientim te te gjithe situates ekonomike dhe financiare jo vetem ne keto vende por ne te gjithe eurozonen. Por nderkohe ka edhe vende qe propozojne sanksione me te lehta dhe me te perballueshme nga vendet qe do te kryejne shkelje te renda.
Te enjten Presidenti i Bashkimit Europian do te paraqese raportin e pare te Task-Force gjate takimit te kryeministrave dhe presidenteve te vendeve te BE-se takohen ne Bruksel ne takimin e tyre te radhes. Me pas ai do te perpiqet qe te arrije nje marreveshje ne lidhje me qeverisjen ekonomike me propozime konkrete.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic