E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bler braktis reklamimin e librit kercenohet me protesta te medha

Pas rebelimit te irlandezeve qe e qelluan me veze

Fushata publicitare e Toni Blerit per te promovuar librin e tij te fundit me kujtime ka kaluar dje ne kaos te plote pas anulimit nga ana e ish-kryeministrit te nje sesioni firmosjesh te profilit te larte per shkak te paralajmerimit per protesta. Bler tha se ishte i shqetesuar per cmimin qe mund te paguante policia ne kete rast duke iu referuar nderhyrjes se policise gjate vizites qe beri ne Irlande dy dite me pare kur njerezit e qelluan me veze dhe me kepuce. Behet fjale per anulimin e nje takimi te parashikuar per tu mbajtur ne Londer te merkuren. Grupet e protestes kishin paralajmeruar per nje proteste te madhe me kete rast. Behet fjale nder te tjera per koalicionin Ndal Luftes qe eshte kryesisht shume i angazhuar per te kundershtuar ish-kryeministrin ne kete fushate te tij. Bler tha se ndihej I trishtuar qe njerezit donin qe te prishnin nje ngjarje te tille te rendesishme per te dhe se gjithsesi ai do ta anulonte takimin e se merkures per te shmangur komplikime per policine. Ne nje interviste te fundit pasi ka deklaruar vendimin e tij Bler tha se libri i tij ishte duke u shitur ne menyre te shfrenuar dhe se ai vete nuk do te donte qe te shkaktonte trazira. Frika e Bler vjen pas nenshkrimit te pare qe i beri librit dite me pare ne Belfast te Irlandes. Qindra protestues i hodhen veze dhe kepuce Kryeministrit dhe pse ai vete mundi qe te shpetonte nga keto sulme. Njerezit jane te acaruar per veprimet e Bler para dhe gjate luftes ne Irak nje lufte qe u ndermor mbi baza te rreme ne te cilen humben jeten mijera ushtare britanike dhe qe nuk ishte aspak popullore qe ne ditet e para te saj. Eumlshte pikerisht kjo trashegimi i rende qe e shoqeron imazhin e Bler ngado qe shkon. Kete vit ai doli edhe para nje paneli investigativ qe merret me hetimet e ligjshmerise se luftes ne Irak dhe per asnje moment nuk shprehu as keqardhjen me te vogel per vendimin e tij pra ate te bashkimit me Bushin per te sulmuar Irakun ne vitin 2003.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›