BE sanksione te reja per Libine
BE ka miratuar sanksione të reja kundër regjimit të Muammar Gaddafi, që kanë të bëjnë me dy njësi ekonomike të lidhura me të.
Sipas mediave evropiane, bëhet fjalë për kompaninë naftëtare Al-Sharara dhe Organizmin për zhvillimin e qendrave administrative.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Christine Fages.
“Në total, 42 persona dhe 49 shoqëri libike janë bërë objekt sanksionesh nga ana e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar zëdhënësja.
Ditën e djeshme Unioni miratoi sanksione analoge edhe ndaj presidentit sirian Bashar al Assad, përvec atyre të vendosura më parë për bllokimin e vizave dhe pasurive të 40 personave të afërt me të.