E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Angli, Cameron: Përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë

Kryeministri britanik David Cameron ka dënuar sot aktet e dhunës në rrugët e kryeqytetit britanik Londër.  Cameron i cili ndërpreu pushimet veroi ka theksuar në një konferencë për shtyp se qeveria do të shtojë në 16 mijë forcat e policisë të cilat do të jenë të pranishme në rrugët e Londrës për të ruajtur sigurinë në kryeqytet, ku dyqane të shumta u plaçkitën dhe shumë ndërtesave iu vu flaka.

Ai ka kërkuar që përgjegjësit e dhunës në Londër dhe më pas edhe në disa qytete të tjera britanike të vihen përpara drejtësisë.

"Aktet e fundit janë vepra të pastra kriminale dhe të gjithë përgjegjësit do të përballen me ligjin. Ne do të shtojmë forcat e rendit nëpër rrugë deri në rikthimin total të qetësisë", u shpreh Cameron.

Gjithashtu Cameron deklaroi se ditën e enjte do të mblidhet Parlamenti për të diskutuar në lidhje me situatën kaotike që mbizotëron në rrugët e Londrës.

Ndërkohë aktet e dhunës përveç në Londër janë përhapur edhe në qytete të tjera të Anglisë si Liverpul, Birminghem, Notinghem dhe Bristol.

Ndërkohë, numri i personave të arrestuar lidhur me aktet e dhunës ka shkuar në 450, ndërkohë që ndaj 69 të tjerëve janë ngritur akuza për keqbërje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›