E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujtohen sulmet në Nagasaki, i pranishëm edhe një zyrtar amerikan

Për herë të parë në histori, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një zyrtar në ceremoninë përkujtimore të sulmeve atomike në qytetin japonez të Nagasakit.

Në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të hodhën një bombë atomike në qytet duke vrarë më shumë se 70 mijë persona.

Tre ditë më vonë, SHBA hodhi një tjetër bombë bërthamore në Hiroshimë, ku u vranë më shumë se 140 mijë persona.

Uashingtoni ka dërguar ambasadorin amerikan në Japoni në ceremoninë përkujtimore në Hiroshima në vitin e kaluar.

Gjashtë ditë pas sulmeve të 9 gushtit në Nagasaki më 1945, Japonia kërkoi armëpushim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›