E Diel, 1 Nëntor 2026

BE shkaterrohet rrjeti i terroristeve

Policia ne tre vende te BE ka arrestuar 10 ekstremiste islamike lidhur me nje komplot terrorist per te sulmuar Belgjiken.

Lajmin e kane bere te ditur prokuroret belge sipas te cileve arrestimet u kryen ne Belgjike Holande dhe Gjermani pas nje hetimi 1-vjecar te kryer ne Antuerp.

Sipas hetuesve grupi nderkombetar xhihadist po planifikonte nje sulm ndaj nje objektivi te pacaktuar ne Belgjike.

Hetimet zbuluan gjithashtu mbeshtetjen financiare qe grupi ne fjale i bente nje grupi militantesh cecene.

10 te dyshuarit u arrestuan sot ne nje seri operacionesh qe u kryen ne te njejten kohe ka deklaruar nje zedhenes i prokurorise belge.

Nderkohe televizionet lokale treguan pamjet e policeve te armatosur deri ne dhembe qe kryenin operacionin ne Antuerp duke arrestuar dy persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›