E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo perballe Dinamos bluve u mungojne nente pike por jo lideri Bakaj

Dinamo e Muces nje vit me pare kishte plot dhjete pike me shume sesa Besa e vendit te dyte

Lufta per titullin kampion ne edicionin e 72-te te Kategorise Superiore ne Shqiperi sa vjen dhe behet edhe me intrigante. Jave pas jave kampionati ne vend po merr nje sharm tjeter dhe arsyet qe kane sjelle kete ndryshim jane te ndryshme. Pervec perforcimit te klubeve si Flamurtari dhe Skenderbeu nje pjese te mire merites e ka edhe skuadra kampione ne fuqi. Behet fjale per Dinamon. Ekipit te Blankos kete edicion kur jane luajtur 12 takime ndryshe nga nje vit me pare kur drejtohej nga Muca i mungojne plot 9 pike. Blute e argjentinasit kete vit ndodhen ne vend te trete nuk kane asgje te perbashket me skuadren e Shkelqim Muces qe ne 12 javet e para kishte plot 10 pike diference me te dyten Besen.

Mungojne 9 pike

Pas 12 ndeshjesh te zhvilluara kete sezon skuadra e Blankos ka marre vetem 23 pike pra i mungojne nente te tilla duke qene se me po kaq takime ne dispozicion skuadra e drejtuar nga Muca nje vit me pare koleksionoi plot 32 pike. Kampionet e Shqiperise nje vit me pare pas 12 takimesh kishin nje avantazh prej dhjete pikesh me vendin e dyte Besen. Nderkohe qe tani ekipi i Dinamos jo vetem qe ka lene vendin e pare por edhe ka humbur kontaktin me liderin e kampionatit Flamurtarin. Mes kuqezinjve te paret ne kuoten e 28 pikeve dhe bluve 23 pike ndodhet skuadra e Skenderbeut te dytet me 25 pike te fituara.

Lideri

E vetmja note pozitive e ketij fillimsezoni tek Dinamo mund te thuhet se eshte Bakaj. Futbollisti i talentuar ndryshe nga nendetesja blu eshte i vetmi qe nuk ka zhgenjyer pritshmerine. Ai ashtu si edhe vjet eshte lideri i padiskutueshem i ekipit. Ne 12 javet e para te sezonit te kaluar ish-futbollisti i Partizanit kishte shenuar plot tete gola. Te njejten shifer Bakaj ka realizuar edhe tani. Rrjeta qe i shenoi Flamurtarit ne Vlore ishte e teta personale ne kete kampionat.

Mbrojtja

Nje tjeter pike kyce e skuadres se Muces ishte edhe mbrojtja. Vitin e kaluar skuadra e Dinamos ne 12 javet e para kishte pesuar vetem gjashte gola. Nderkohe qe kete vit muzika ka ndryshuar. Mbrojtja nuk eshte me pika forte e dinamoviteve. Ne kete fillim sezoni flasim per 12 takimet e para blute kane pesuar plot 16 gola nderkohe qe nje vit me pare kishin marre vetem 6 te tille. Keshtu humbja ndaj Flamurtarit qe ishte e dyta rresht gjithsej kane humbur tri takime ishte kambana e alarmit per Blankon. Ky ishte takimi i trete ku porta dinamovite pesoi tre gola ne nje ndeshje Dinamo-Laci 3-3 Skenderbeu-Dinamo 3-2 dhe Flamurtari-Dinamo 3-1. Nje vit me pare skuadres blu i kishte shenuar me shume se nje gol dy te tille vetem ekipi i Apolonise ne javen e 11-te. Skuadra e Muces ne 12 takimet e para madje nuk kishte regjistruar asnje humbje edhe pse ishte takuar me rivale si Besa Tirana apo edhe Flamurtari humben te tria perballe Dinamos.

Sulmi

Per sa i perket repartit te avancuar edhe pse Blanko preferon te hedhe ne sulm Martinean ne vend te Sefes zgjedhja e pare e Muces duhet thene se rendimenti ne keto 12 takime te para te ketij sezoni eshte i njejte me ate te nje viti me pare. Keshtu kete vit nendetesja blu ka shenuar 23 gola po aq sa cka shenuar edhe vjet ne te njejten periudhe kohore.

Renditja sezoni 2009-2010

Nd. Pike

1. Dinamo 12 32

2. Besa 12 22

3. Apolonia 12 20

4. Tirana 12 17

5. Kastrioti 12 16

Renditja sezoni 2010-2011

Nd. Pike

1. Flamurtari 12 28

2. Skenderbeu 12 25

3. Dinamo 12 23

4. Tirana 12 18

5. Vllaznia 12 18

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›