E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani Golin ia dedikoj gruas shtatzene

Erion Bogdani eshte shnderruar ne liderin e Cezenes duke shenuar golin e tij te katert sezonal ne humbjen 1-2 me Palermon ne javen e 13-te te Serise A. Jam nje sulmues qe luaj per skuadren - tha Bogdani per Tuttomercatoweb.it - por eshte e qarte qe golat llogariten gjithmone shume. Une besoj se kam bere deri tani nje sezon te mire dhe deshiroj te vazhdoj te jap maksimumin per Cezenen. Bogdani ia dedikoi golin gruas se tij e cila eshte shtatzene. Po gruaja ime eshte shtatzene. Ma kishin thene te gjithe qe Cezena te sjell fat eshte keshtu. Jemi shume te lumtur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›