E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtyn marrëveshjen për menaxhimin e krizave me Shqipërinë: Nuk ka kuptim me këtë që po ndodh aty

Shqipëria u përmend nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, gjatë konferencës për shtyp të pasdites mbi Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Ne vazhdojmë të shohim atë cfarë po ndodh në Shqipëri”, u shpreh baronesha Ashton në fjalën e saj hyrëse, pasi kishte numëruar më parë problemet që Unioni po has me vendet e Lindjes së Mesme dhe ato të Afrikës së Veriut.

Diplomatët europianë pritej të diskutonin edhe për zgjedhjet në Shqipëri, falë kërkesës së disa vendeve anëtare këtë mëngjes.

Por deri në mbrëmje, 27 ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të diskutonin mbi zgjedhjet lokale.

Megjithatë, ndjeshmëria e krijuar nga situata pas-zgjedhore në vend bëri që Këshilli i BE-së të mos miratonte marrëveshjen-kuadër për përfshirjen e Shqipërisë në operacionet e menaxhimit të krizave.

Burime diplomatike nga ky takim rrëfyen për TCH se, “nuk do të kishte kuptim që vendi të operonte për menaxhimin e krizave tek të tjerët  me këtë situatë politike në Shqipëri”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›