Në faqen e KQZ vetëm sot doli Rama fitues pas numërimit
Mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave të gjetura në kutitë e gabuara dhe sot pritet që KQZ të shpallë rezultatin për Tiranën. Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. Ndërkohë, mbledhja e KQZ, e planifikuar për në orën 10:00 është shtyrë për në mesditë. Në zyrat e KQZ ka qenë dhe kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR, Jonathan Stonestreet. Në një prononcim për mediat ai tha se nuk ishte diskutuar për çështjen e rezultatit, por për procesin në tërësi.
Nderkohe, per here te pare pas kaq shume ditesh, KQZ ne sitin e saj ka publikuar rezultatet e numerimit ne Tirane, ku Rama udheheq me 10 vota. Me perpara, KQZ nuk e kishte ndermarre kete hap, madje u kritikua edhe ne raportin e ODIHR, qe theksonte se ne faqen e KQZ ne avantazh eshte Basha.