BE, sot samiti i posaçëm për Greqinë
Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të BE-së diskutojnë sot në Bruksel lidhur me ndihmat për Greqinë me qëllim tejkalimin e krizës me buxhetin. Takimi i sotëm zhvillohet në përgjigje të kërkesës së kryeministrit Papandreu drejtuar 16 vendeve anëtare të zonës së euros për t'i mundësuar shtetit helen marrjen e kredive. Ndërkaq gjatë një vizite në Parisë Papandreu theksoi se do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për tejkalimin e krizës.
•
Greqi, punonjësit publikë në grevë. Paralizohet transporti
Ekzekutivit grek ka parashikuar zvoglimet e rrogave të nëpunësve në
shërbimet publike si dhe ndalimin e punësimit në këtë sector me qëllim
uljen e deficitit record që tashmë shënon shifrën 13%. Por këto masa
kanë shkaktuar pakënaqësi të cilat janë manifestuar me greva cka bëri që
një ditë më parë të paralizohej puna në këtë sektor.