E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama- Berisha, SHBA dhe OSBE mirëpresin tryezën e bisedimeve

SHBA dhe OSBE përshëndesin dhe shprehin mbështetjen e tyrë të plotë për përpjekjet e presidenti Topi për zgjidhjen e krizës politike. Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një njoftimi për shtyp u bën thirrje palëve në tryezën e bisedimeve të përfitojnë nga mundësia e dhënë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe përqëndrimin e forcave në axhendën Euro-Atlantike të Shqipërisë.

• Rama e Berisha, të shtunën te Topi

Një mesazh i ngjashëm i është drejtuar forcave kryesore politike edhe
nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë. Kryetari i kësaj prezence, Robert
Bosh përmes një deklarate për shtyp vlerësoi tryezën e organizuar nga
presidenti për uljen në bisedime të Berishës dhe Ramës si një hap
kontruktiv drejt zgjidhjes së ngërcit politik. “I mirëpresim,
gjithashtu, edhe reagimet publike pozitive të drejtuesve të Partisë
Demokratike dhe Partisë Socialiste lidhur me pjesëmarrjen e tyre të
plotë dhe aktive për të shqyrtuar bashkërisht mënyrat në të cilat mund
të kapërcehen vështirësitë” tha Bosh.

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 10 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›