E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Rama: Kundër caktimit të 29 nëntorit si datë përkujtimore

Ndonese eshte pjese e koalicionit qeverises me demokratet, Levizja Socialiste per Integrim e shikon si te nxituar caktimin e 29 nentorit si date perkujtimore te viktimave te regjimit komunist. Deklarata kundershtuese eshte bere nga Sekretari per Marredheniet me Publikun, Luan Rama.

"Propozimi i disa deputetëve të Partisë Demokratike që 29 nëntori të
jetë dita e nderimit të viktimave të regjimit totalitar, është i
pamenduar dhe më i papërshtatshmi, pasi 29 nëntori është referencë e
rëndësishme e historisë antifashiste të popullit tonë si një popull
antifashist e kontributor me shumë sakrifica në koalicionin e madh
antifashist. Duke mos e konsideruar atë propozim si qëndrim zyrtar të
Partisë Demokratike, dua t’ju kujtoj deputetëve të rinj të PD-së se me
propozimin dhe insistimin e deputetëve të PD-së kur ajo ishte në
opozite, kur u miratua ligji “Për shpalljen e Ditës së Kujtesës” Nr.
9280 date 23.09.2004 u shtuan konkretisht edhe dy pika të cilat po i
citoj; Pika 3.“Dita e kujtesës “është ditë e përkujtimit të përndjekjes
së shqiptarëve në formën e zhdukjes fizike, burgosjes, internimit,
dëbimit dhe spastrimit etnik. Pika 4; “Dita e kujtesës”është ditë
homazhi dhe reflektimi për cilindo që ka qenë objekt i dhunës kolektive,
në formën e etnocidit, gjenocidit dhe aparteidit", deklaroi Luan Rama,
LSI.

ALSAT

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›